Të dielën ndeshja e fundit me Arsenalin për Granit Xhakën

Xhaka, shumë pranë Leverkusen?

Në ndeshjen e javës së fundit të Premier Ligës angleze skuadra e Arsenal të dielën në orën 17:30, do të luajë ndaj Wolves në “Emirates Stadium”. Ndeshja e fundit e kampionatit anglez, pritet të jetë edhe paraqitja e fundit e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka për “Topçinjtë”.

Xhaka ka pasur një karrierë të magjishme me klubin anglez, ku nga më i urryeri, u kthye në idhullin dhe heroin e tifozerisë së ekipit të tij.

Xhaka është shumë pranë kalimit te Bayer Leverkusen në Gjermani. Detajet e fundit të kontratës priten të analizohen javën e ardhshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share