Gazetarët e vlerësuan në sezonin debutues në Premier League
Erling Haaland u shpall Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit, një vlerësim që jepet prej 1947.
Sulmuesi i Manchester City mori 82% të votave, duke merituar këtë vlerësim që në sezonin e parë në Premier League.
Norvegjezi ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje në kampionat, duke ndihmuar City të fitojë titullit e tretë radhazi.
“E prisja të paraqitesha mirë, por jo deri në këtë pikë. Deri më tani është një një sezon fantastik dhe jam i lumtur për këtë”.
Haaland vendosi edhe një rekord të ri për golat e realizuar në një sezon të vetëm, duke kaluar legjenda si Andy Cole dhe Alan Shearer.
Numri i golave të 22-vjeçarit shkon në 52 këtë sezon po të numërojmë ata të shënuar në të gjithë aktivitetet.
Tv Klan