RADEV: ÇËSHTJA ME RMV-në S`KA TË BËJË ME RAPORTET DYPALËSHE, POR ME VLERAT EVROPIANE
Ekziston mundësia që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin negociues për hyrje në BE – ka deklaruar në Sofje Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, percjell KlanM.
Ky është lajmi i ditës nga Agjencia Telegrafike Bullgare dërguar për publikim Agjencisë së Lajmeve – MIA konform marrëveshjes për këmbim të informacioneve.
Sic percjell KlanM mediat bullgare, Milanoviq ka deklaruar se kjo është e arsyeshme të bëhet, pasi RMV sigurisht që ka bullgarë. Ai, sic percjellin mediat bullgare, ka dhënë shembullin e Kushtetutës kroate, në të cilën janë regjistruar 7 minoritete.
“Fatkeqëisht ekziston mundësia që Shqipëria dhe RMV-ja të ndahen në procesin negociues për hyrje në BE, për shkak se RMV-ja ka disa kushte të caktuara që nëse nuk i plotëson, nuk do të mund të vazhdojë. Nëse Shkupi nuk i bën ndryshimet kushtetuese dhe nuk i përfshin bullgarët në Kushtetutë, do të duhet të presë” – tha Zoran Milanoviq.
Por, sipas Televizionit publik bullgar – BNT, sic percjell KlanM, Presidenti bullgar Rumen Radev I pyetur nëse tetori mbetet një datë realiste për anëtarësim në Shengen dhe nëse Kroacia do të mbështesë ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në negociatat me BE-në, ai është shprehur se tetori është data që ai personalisht e ka diskutuar me të gjitha institucionet evropiane dhe vendet anëtare.
Presidenti Rumen Radev përkujtoi se çështja me RMV-në nuk ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe, por me qëndrimin e Shkupit ndaj vlerave evropiane. /KlanMacedonia/