Spasovski komenton ngjarjet e fundit në komunën e Haraçinës

Oliver Spasovski i ka komentuar ngjarjet e fundit në komunën e Haraçinës ku mes tjerash tha se janë punë që duhet t’i sqarojnë mes vete dhe se do të parashtrohen kallzimë penale.

“Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet që po i jep Prokuroria Publike dhe do të parashtrohen kallëzime kundër këtyre personave, por mendoj që të gjitha ata punë që po ndodhin në Haraçinë, janë punë që duhet t’i sqarojnë mes vete, pse, sepse konfliktet mes vete që i kanë personat nga prominenca të njëjta politike, njerëz me interes të njëjtë dhe kështu me radhë, nuk duhet negativisht të paraqitet te qytetarët, në punën e komunës”, tha mes tjerash Spasovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share