Finalja e Europa League ndaj Sevilla, triumfi sjell 28 milionë euro për Romën

Suksesi në Kupat e Europës në këtë sezon ka mbushur arkat e Romës. Klubi italian pjesë e së cilës është edhe mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla siguroi finalen e Europa League dhe një bonus të majmë nga UEFA. Sipas përllogaritjeve, Roma ka grumbulluar një vlerë mbi 19 milionë euro deri më tani, të cilat do i shtohen edhe të ardhurat nga biletat në duelet e zhvilluara në stadiumin “Olimpico”. Të ardhurave të gjeneruara nga UEFA do i shtohet edhe një bonus prej 8.6 milionë eurosh të tjera në rast triumfi për t’i dërguar në rreth 28 milionë përfitimet e Romës nga UEFA.

Trofeu 15 kilogramësh tentohet të fitohet për herë të parë nga Roma, që do sfidojë në stadiumin e Budapestit me 31 maj skuadrën eksperte të këtij kompeticioni, Seviljën. Fituesi i turneut do të garantonte një vend në fazën e grupeve të Champions League në sezonin e ardhshëm, me dy ekipet që janë shumë larg përmes kampionatit. Prandaj misioni i Romës dhe Seviljës është sigurisht fitimi i titullit për të marrë jo vetëm bonusin financiar edhe prestigjin Europian.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share