Struga Trim Lum me përgatitje fillon më 5 qershor

Besart Isaku:E gjithë faza përgatitore do të zhvillohet në Strugë

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum pas përfundimit të kampionatit 2022/2023 dhe ndeshes finale të Kupës, gjendet në pushim të merrituar. Megjithate stafi drejtues i ekipi gjatë kësaj periudhe do të bë të gjitha parapërgatitjet e duhura për garat evropiane por edhe për kampionatin e ri 2023/2024.

“Po ekipi aktualisht është në pushim, kështu deri më 5 qershor, kur do të fillojmë përgatitjet për aktiviotet e ardhëshme siç janë garat në Ligën e Kampionëve por edhe për kampionatin e ri. E gjithë faza përgatitore do të zhvillohet në Strugë, ky është vendim i stafit teknik që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro” tha Besart Isaku drejtor Sportik i KF Struga Trim Lum.

Në afatin kalimtar të verës padyshim se do të ketë lëvizje që është edhe shumë normale, por drejtori Sportiv, Besart Isaku thotë:”Gjithësesi se do ketë lëvizje pasi 2-3 futbollist do huazohen në ndonjë nga ekipet tjera, ndërsa do të ketë edhe 2-3 futbollist të ri si përforcime apo freskime në ekip. Jemi duke punuar në këtë drejtim, ka kohë deri më 5 qershor kur do të bëhet grumbuullimi i parë”.

Sa i përket kuandërshtarit të parë në garat evropiane do të mësohet me datë 20 qershor, kur edhe edhe do të bëhet shorti në UEFA.

Shaban Sinani /KlanmMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share