10 pikë penalitet dhe rrjedhimisht nxjerrje nga zona Champions League. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Federale e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit për Juventusin, që tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës, sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, thuhet se Prokuroria Federale ka qenë tepër e kursyer me klubin torinez, pasi ka vendosur t’i ulë vetëm 10 pikë nga renditja aktuale e Serie A, duke mos pranuar dënimin me 11 pikë, të kërkuar nga prokurori Chine.
Në seancën e parë, pavarësisht kërkesës për uljen e 9 pikëve, gjykata sportive vendosi heqjen e 15 pikëve. Por apeli i klubit italian bëri që çështja të rishikohet dhe më pas të hidhet poshtë për mungesën e fakteve. Kjo bëri që Juventusit t’i riktheheshin pikët, që e futen në garë të plotë për një vend në Champions League. Ndërkaq, nuk ka rëndim të akuzës për ish-drejtuesit e klubit torinez.
Klan News