Igor Simiq, nënkryetar dhe zëdhënës i Listës Serbe, ka thënë se sot populli serb është treguar i matur dhe nuk ka rënë në, siç tha ai, “provokimet e regjimit anti-serb” të kryeministrit Albin Kurti.
Në një konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, ai tha se partia që ai përfaqëson dhe serbët janë të interesuar për paqe.
Simiqi i quajti sërish zgjedhjet e 23 prillit “të rreme”, siç i quan edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndër të tjera, ai tha se serbët nuk kanë probleme me popullin shqiptar, por me, siç tha ai, “regjimin anti-serb të Albin Kurtit”
“Ne s’kemi shumë probleme me popullin shqiptar, por me regjimin anti-serb të Albin Kurtit”, deklaroi ndër të tjera Simiqi. /Klankosova.tv