“Po mirë, sa mendoni ju se duhet të jenë pagat e funksionarëve?”- është pyetja që ministri Fatmir Besimi ia drejtoi gazetares Xhumadije Ibrahimi, kur kjo e fundit e pyeti disa për lartësinë e pagave të funksionarëve, të rritura së fundmi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse unë e vlerësoj me sa e kam pasur rrogën në bankën Botërore kur kam qenë apo në universitet e tjera, është e pakrahasueshme me këtë që marr tani, por ju thash edhe më herët edhe do e përsëris. Funksionarët nuk marrin detyra për shkak të pagës, por për shkak të zotimit për të kryer e për të marrë përgjegjësi të interes publik. Prandaj, jorastësisht dalin në votime”, tha mes tjerash Fatmir Besimi në Klan Debat./KlanMacedonia