“Po do të vi te ajo, nuk i iki pyetjes” – Besimi për rritjen e pagave të funksionarëve për 78%

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në Klan Debat ka folur rreth rritjes së pagave të funksionarëve publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Besimi sqaroi se kjo nuk është politikë e qeverisë, po bëhet fjalë për heqjen e ngrirjes së një neni të vendosur para 10 viteve gjatë krizës financiare. Por sipas tij, dëmi ka mundur të jetë edhe më i madh.

“Gjykata Kushtetuese në iniciativë ka vendosur që të shlyejë atë nen të ligjit ku bëhej ngrirja e rrogave dhe ndodh që gjatë kësaj periudhe prej më shumë se 10 vitesh që ka qenë e ngrirë. Por mendojeni edhe një moment tjetër, sikur Gjykata Kushtetuese ta kishte anuluar atë nen. Ajo do të thoshte të kthemei për më tepër se 10 vite pas dhe të shpaguhen të gjithë funksionarët që janë emëruar gjatë kësaj periudhe dhe në atë të shtohet edhe kamata ndëshkuese sipas ligjit. Ajo do të ishte një bombë financiare për buxhetin”, deklaroi Fatmir Besimi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share