BLANDINE XHEMAJLI GARUESE E VETME SHQIPTARE
Në organizimi të Federatës së Kajakut të Maqedonisë së Veriut dhe me përkrahjen e Agjencisë për Rini dhe Sport, nga dita e sotme deri më 20 maj mbahet kampionati Europian i Kajakut në Kanionin e Matkës në Saraj. Marrin pjesë garues nga 16 shtete Evropiane dhe garues nga Australia, njofton KlanM.
Më garat kualifikuese në disiplinën lëshim klasik, në qendrën e njohur rekreativo-sportive “Matka” nisi Kampionati Europian I Kajakut për senior “Shkupi 2023” ku, sic percjell KlanM, marrin pjesë mbi 130 garues në kategorinë e meshkujve dhe femrave
“Sot u mbajtën garat kualifikuese në disiplinën lëshim klasik , ndërsa nesër mbahen gjysmëfinalet dhe finalja. Të premten nisin garat në disiplinën sprint, ndërs planiofikohen të zhvillohen gara finale dhe ndarja e medaljeve” – tha Elena Çurkoska, federata e Kajakut të RMV-së.
E vetmja garuese shiptare është Blandine Xhemajlji shqiptare nga Franca që përfaqëson Kosovën. Ajo jeton dhe vepron në Francë. Blandine Xhemaili për Klan Maqedoni shpreson se me dinjitet do ta përfaqësojë Kosovën.
“Me sportin e kajakut kam filluar në Francë, ku jetoj, në qytetin Ren. Me sportin e kajakut merem që dhjetë vite pasi e dua shumë. Për këtë kampionat Europian që po zhvillohet në Kanionin e Matkës kam bërë përgatitje të duhura për të pasur paraqitje të mirë. Shpresoj se me shumë dinjitetet do ta përfaqësoj Kosovën në kë kampionat Europian. Dua të theksoj se vendi ku po zhvillohen garat më pëlqen shumë dhe është i përshtatshëm për aplikimin e sportit të Kajakut, andaj shpresoj në suksese” – tha Blandine Xhemajlji, garuese e Kosovës.
Organizatori për garauesit më të suksesshëm në të dyja kategoritë, meshkjuj dhe femra, do të ndajë medalje.
Garat, sic njofton KlanM, do të vazhdojnë deri ditën e shtunë kur do të shpallen fituesit. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani