Ekipi i meshkujve dhe skuadra e femrave parakalojnë së bashku
Mijëra tifozë pritën me brohoritje të hënën parakalimin e përbashkët të skuadrave të Barcelona të meshkujve të femrave që fituan titullin kampion. Mbështetësit ishin të veshur me ngjyrat e ekipit, ndërsa autobusi i hapur ishte i mbushur me lojtarë.
Ekipi i meshkujve mori titullin e 27-të në La Liga dhe skuadrave e femrave të tetin. Barça e drejtuar nga Xavi e siguroi titullin kur kanë mbetur edhe 4 javë, ndërsa pikët e mjaftueshme i siguroi në fitoren ndaj Espanyol në fundjavën e kaluar.
Ndërsa Barcelona e meshkujve u eliminua nga kupat e Europës, ajo e femrave është në garë për një tjetër trofe. Vajzat katalanase në 3 qershor do të zhvillojnë finalen me Wolfsburg me shpresën për të fituar trofeun e dytë të Champions League.
Tv Klan