“The Reds” të pandalshëm në Premier Legaue, Leicester drejt rënies
Liverpool shkëlqen dhe afrohet akoma dhe më shumë me grupet e Champions League. “The Reds” shënuan fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke thyer 0-3 Leicester Cityt, për t’i shtyrë “dhelprat” drejt rënies nga kategoria.
Sulmuesi i krahut bëhet i katërti lojtar që dhuron 3 asistime në një ndeshje të vetme të Premier league këtë sezon, për të përsëritur shokun e skuadrës, Roberto Firmino në duelin ndaj Bournemouth.
“Gjashtë apo shtatë javë më parë nuk e besoja se mund të ndodhte. Ajo që na mungonte atë kohë ishte qëndrueshmëria. Kishim vetëm një mënyrë për të besuar, të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit. Detyra jonë është të mbajmë presionin për të shkuar më pas në Ligën e Kampionëve”.
Me dy javë deri në fund të kampionatit, Liverpool numëron 1 pikë më pak se Newcastle dhe Manchester United të zonës Champions League, me dy ekipet që kanë një ndeshje për të rikuperuar.
Momentalisht, Liverpool e ka prenotuar biletën për në grupet e Europa League. Ndërkaq, Leicester pëson humbjen e dytë radhazi dhe rrezikon të bie në Championship. Me 30 pikë të grumbulluara, “dhelprat” gjenden 2 pikë nga zona e qëndrimit në kategori, rivalitet që do e ketë me skuadra si Nottingham, Everton dhe Leeds United.
Klan News