Talat Xhaferi takoi delegacionin e Komitetit të Përzier Parlamentar, RMV – BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka realizuar sot një takim me me eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman, Aleksandar Jordanov, Bogdan Rzonca dhe Tijs Reuten, të cilët marrin pjesë në takimin dyditorë të Komitetit të Përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe BE, përcjell KlanM.

“Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi është nikoqir i mbledhjes së 21-të  të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe bindje se gjatë dy ditëve të ardhshme të punës deputetët do të kenë shkëmbim të suksesshëm të mendimeve për më shumë tema lidhur me eurointegrimin tonë.  Në lidhje me Rezolutën për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, e cila duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, shprehu pritjen që ajo të jetë objektive dhe të përmbajë progresin e vendit lidhur me kriteret e Kopenhagës. Informoi se procesi i shqyrtimit është në fazë të avancuar dhe se priten udhërrëfyesit që do të dalin nga procesi, të cilat shteti është i gatshëm t’i përmbushë në nivelin më të lartë. Ai theksoi se punohet me përkushtim në reformat e vendit në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe është arritur harmonizim i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në drejtim të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të invazionit të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e shërbimeve të Kuvendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share