ZEQIRI: NË VITIN E RI AKADEMIK ME INFRASTRUKTURË TË RE
Studentët e Fakultetit të Sport, para Rektorit dhe maturantëve në Diten e Hapur të Universitetit “Nënë Tereza” prezantuan drejtimin e tyre duke demostruar aftësitë në karate.
Maturantët nga shumë shkolla të mesme, sic njofton KlanM, kishin shfrytëzuar këtë ditë të hapur, për t`u njoftuar nga afër për drejtimet që ofron Universiteti “Nënë Tereza”-Shkup
“Po unë mendojë Sociologji edhe isha duke kontrolluar, nuk di me aq sa pash më pëlqejka organizimi dhe prezantimi, po i prerzantojnë drejtimet mir”.
“Për drejtimin kam vendosur jam në Arkitektur dhe do të vazhdojë Arkitekturen, për fakultetit do të regjistrohem në Shkup kjo më pëlqeu, më pëlqeu ky fakultet.
“ Po kam vendosur drejtimin që kam vendosur është Inzhineria e Transportit dhe Komunikacionit, kemi vendosur tek “Nënë Tereza”, sepse na mundëson në gjuhen shqipe dhe ka disa mundësi të mira për shkollim”.
Duket si kantier ndërtimi, por drejtuesit e UNT-së, sic percjell KlanM, siguruan se infrastruktura do të jetë gati për vitin e ri akademik.
“Ajo që mund të shihni sot është se UNT-ja dhe kjo hapësirë është një kantier ndërtimi por besoni se me ditë të numëruara ne së shpejti i përfundojmë proceset e ndërtimit dhe vitin e ri akademik do të vazhdojmë në hapësirat që janë pas këtij objekti dhe në këtë infrastukturë që sigurisht do të punohet do të rinovohet dhe përgatitet për fillimin e viti akademik” – tha Izet Zeqiri.
Universiteti ”Nënë Tereza”, sic njofton KlanM, këtë viti akademik, pret që të regjistrojë numër më të madh të studentëve, ku me hapjen e drejtimeve të reja do të numërojë 8 fakultete studimi.
Përgatiti: Neal Sejfulla