Fitorja në Vorë, Veliaj: Do t’ju shërbejmë të gjithëve njësoj që askush të mos ndihet i humbur

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj, shpalli fitoren në Vorë këtë të diel. Pas publikimit të rezultatit nga KQZ-ja, Veliaj tha se selia rozë fitoi në këtë bashki me një rezultat të thellë prej 75%.

“Jam pafundësisht i lumtur që siparin e rezultateve të kësaj nate e hap Qarku i Tiranës me një fitore 75% në Vorë, mbajeni mend. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, Vora që ishte kthyer për ata në një bastion ku varnin xhaketa, Vora na dha një mesazh 75% që duan të ecin përpara. Dua të falenderoj Blerin, kryetarin e sotshëm dhe të nesërm të Bashkisë së Vorës. Një Parti socialiste totalisht e rithemeluar, një PS totalisht e rinovuar dhe një PS në Vorë totalisht fituese”, tha Veliaj.

 

Një mesazh e pati edhe për atë 25% që nuk e votuan PS-në dhe premtoi se do të shërbejnë për të gjithë njësoj, pa dallim dhe që askush të mos ndihet i humbur nga këto zgjedhje.

“Nga nesër kur të gdhijë dielli në Vlorë Bleri dhe Partia Socialiste do i shërbejë 100% Vorës. Kjo do të thotë që nga zgjedhjet askush nuk është i humbur. Edhe ata që preferuan një zgjidhje tjetër, preferuan zgjedhjen e Saliut dhe Sa-likes, preferuan zgjedhjen e komunistit të fundit dhe sigurimsit të fundit, edhe ata që besuan se mund të bëhej një tunel nëntokësor mes për mes Vorës dhe çudira që i kopjuan nga një fushatë e Tiranës, edhe atyre do u shërbejmë njësoj pavarësisht bindjes së tyre.

Ishte një pjesë e së djathtës që refuzoi të bëhej detergjent për fytyrën e Saliut dhe të Ilirit, ishte një pjesë e respektueshme e së djathtës që refuzoi të votojë kundër Amerikës dhe ishte një pjesë e së djathtës që tha përtej të majtës dhe të djathtës është flamuri kuqezi. Ne ndjejmë një detyrim të thellë patjetër ndaj votuesve tanë, por ndjejmë një detyrim të thellë ndaj të djathtëve të Vorës dhe Shqipërisë që zgjodhën të distancohen nga e shkuara dhe nga Saliu e Iliri. Zgjodhën të distancohen nga një e djathtë që po e thyen në këtë mënyrë Shqipërinë. Për këta qytetarët të djathtë që qoftë duke refuzuar të votojnë për të partinë e tyre tradicionale na dhanë ne më shumë besim, na dhanë ne më shumë besim që t’ju shërbejmë. Ju premtoj publikisht se do t’ju shërbejmë të gjithëve njësoj pa dallim që asnjë të mos ndihet i humbur”, tha Veliaj. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share