Albina Kelmendi në vendin e 22-të
Kënga “Tattoo” e artistes suedeze Lorin, fitoi në edicionin e 67 të Eurovisionit. Eeventi u mbajt në Liverpul të Britanisë së Madhe.
Për Suedinë kjo ishte fitorja e shtatë në këtë kompeticion, kurse për këngëtaren Lorin fitorja e dytë dhe bashkë me këngëtarin irlandez Xhoni Llogan nga dy herë kanë fituar Eurosongun.
Lorin fitoi edhe në Eurovisionin e vitit 2012 me këngën “Euforia”.
Në vendin e dytë u rendit Finlanda, kurse në të tretin Izraeli.
Përfaqësuesja shqiptare Albina dhe familja Kelmendi u renditën në vendin e 22-të.
Këngëtarja shqiptare, e shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe dy motrat, shkëlqyen në skenë me këngën “Duje”, një himn kushtuar familjes. Por edhe pse kënga ishte ndër më pëlqyerat në skenë dhe pati ndër videot me më shumë shikime në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube, rezultati ishte zhgënjyes.
Albina mori gjithsej 76 pikë, vetëm 17 nga juritë kombëtare të shteteve pjesëmarrëse dhe 59 nga publiku. Kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 pikë nga Azerbajxhani, 5 nga Rumania dhe 3 pikë nga Greqia.
Maqedonia e Veriut nuk mori pjesë në edicionin e 67 të Këngës së Eurovisionit. /KlanMacedonia
—