DYSHIME PËR EKSPLOATIM SEKSUAL DHE TREGTI ME NJERËZ
Gjatë ditës së djeshme Njësia Kombëtare për shkatërimin e trafikimit të migrantëve dhe tregtisë me njerëz pranë Sektorit për hetime kriminalistike, nën udhëheqjen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, në bashkëpunimin me Policinë e Tetovës dhe Shkupit, ka realizuar rastin për veprën penale “tregti me fëmijë”, të kryer nga 11 persona, njofton KlanM.
Dhjetë të arrestuar kurse një tjetër është jashtë vendit. Ky është epilogu I aksionit të djeshëm policor në Tetovë dhe Gostivar kundër një grupi të dyshuar për eksploatim seksual të të miturve dhe tregtisë me njerëz. MPB, sic njofton KlanM, ka konfirmuar se janë arrestuar shtatë burra dhe tre gra.
MPB-ja thotë se sipas urdhërit të gjykatës, në rajonin e Tetovës janë kryer bastisje në dy lokalitete ku janë privuar nga liria 8 persona, derisa në rajonin e Gostivarit janë arrestuar dy të tjerë, kurse një person gjendet jashtë Maqedonisë së Veriut.
”Gjatë periudhës nga viti 2020 deri në Shtator 2021, personi me iniciale G.SH, duke shfrytëzuar pafuqinë dhe cënueshmërinë e fëmijës, në marrëveshje paraprake me tre persona të tjerë me iniciale S.S, A.P dhe K.H, me kompensim parash prej 50 deri 200 euro e kanë detyruar fëmijën të kryejë aktivitete seksuale dhe forma të eksploatimit seksual me shtatë persona tjerë që janë denoncuar penalisht (R.A, I.Z, A.M, Q.Q, F.A dhe A.SH)” – thonë nga MPB.
Kohë më parë, sic percjell KlanM, gjatë një aksioni të ngjashëm policor, për keqpërdorim seksual të personit të pafusqishëm dhe distribuimit të pornografisë së fëmijëve, ishin arrestuar 9 persona nga Tetova, Shkupi dhe Velesi. /KlanMacedonia/