Gjoba për 189 shoferë në Shkup, 52 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 189 gjoba, nga të cilat 52 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për drejtim të paligjshëm, katër masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share