Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Klan Debat shprehu shqetësimin se ka fenomene ku mësues të shkollave fillore komunikojnë me nxënësit nëpërmjet grupeve në “viber ” ose “whatsapp”, gjë që shtyn më shumë në përdorimin e telefonave të mençur nga ana e fëmijëve. Sipas tij, është pozitive ideja për ndalimin e telefonave në procesin mësimor. Ai theksoi se edhe vet mësimdhënësit duhet të kontribuojnë në këtë aspekt sepse ata sipas tij, duhet ta vlerësojnë se celulari mund të ndikojë negativisht në procesin mësimor.
“Do të japim udhëzim që t’a ndalojmë përdorimin e celularëve në shkolla”, tha mes tjerash Jeton Shaqiri në Klan Debat./KlanMacedonia