Vriten 2 punonjës. Arrestohet autori
Dy persona humbën jetën në një sulm me armë në një fabrikë të markës së famshme gjermane të automjeteve Mercedes në Gjermani.
Sulmi me armë ndodhi në një fabrikë montimi në qytetin Zindelfinger, pranë Shtutgartit. Policia arrestoi një person të dyshuar si autor të ngjarjes, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Viktimat janë të dy 44-vjeçarë, ndërsa autori 53 vjeç. Të tre punonjës të fabrikës, por autori ishte me i punësuar nga një firmë ndërmjetësuese. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Deri më tani, hetuesit nuk kanë përcuaktuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo mosmarrëveshje mes kolegëve që përfundoi në fatalitet.
Gjermania ka ligjet më strikte për dhënien e lejeve për armëmbajtje. Megjithatë, ligje të tilla nuk shmangën masakrën me armë në Mars, në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait ku humbën jetën 7 persona.
Tv Klan