A paguhen me para publike udhëtimet familjare të kryeministrit?

KOVAÇEVSKI: NËSE DUHET, DO T`I PUBLIKOJ FATURAT, I KEMI PAGUAR VET

Edhe në vizitë zyrtare si përfaqësues i shtetit bashkë me familje. Kryeministri Kovaçevski  së bashku me bashkëshorten por edhe të birin, kaloi një javë në SHBA, njofton KlanM.

‘Ka informata se me ju ka qenë edhe biri juaj. Në çfarë cilësie? A është paguar aranzhimi i tij me para tonat?

”Në udhëtimet ku unë shkoj, jam i shoqëruar nga bashkëshortja ime varësisht nga ftesa dhe protokolli siç është rasti edhe me përfaqësues tjerë të Qeverive tjera. Jam i shoqëruar nga bashkëshortja nëse ka ftesë në ngjarjen ku unë shkoj siç ishte rasti në Kombet e bashkuara këtë vit, por edhe vitin e kaluar. Kurse udhëtimet private të anëtarëve tjerë të familjes time ata asnjëherë nuk kanë qenë të paguara nga buxheti i Maqedonisë së Veriut”– tha Dimitar Kovaçevski.

Pohimin e Kryeministrit se udhëtimet private nuk paguhen nga shteti i vë në dyshim video e siguruar në Klan Macedonia, ku shihen vetura zyrtare se si hyjnë në pistën e Aeroportit të Shkupit për ta marrë Kryeministrin, e veturat të gjitha ishin zyrtare.

Megjithatë, Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, premtoi se do ti publikojë faturat nëse është e nevojshme, për të dëshmuar se udhëtimi i djalit të tij ka qenë privat dhe është paguar nga vet ai.

”Nëse është e nevojshme për secilin udhëtim të tyre, kur vizitojnë familjarë, apo djali im që udhëton shpesh sepse luan futboll, nëse ka nevojë publikut do ia tregoj faturat. Por mendoj se është e panevojshme” – tha Kovaçevski. 

Kryeministri Kovaçevski në SHBA, sic njofton KlanM, u takua me fytyra të larta të politikës amerikane, e mbajti fjalim edhe në Kombet e Bashkuara ku edhe u shënua edhe 30 vjetori i anëtarësimit të shtetit në këtë institucion ndërkombëtar. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share