Barcelona nis të mendojë për pasuesin e Busquets, ja kë “shënjestron”

Lajmi për pensionimin e Sergio Busquets ka vënë në lëvizje Barcelonën. Katalanasit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit, ku tashmë është identifikuar edhe pasuesi.

Mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes është në krye të dëshirave të drejtuesve të Barcelonës. Futbollisti i Newcastle ka bërë një paraqitje të mirë në këtë sezon tek “qymyrxhinjtë”, duke qënë vendimtar me lojën e tij.

Përpos rivalitetit edhe kosto do të ishte e vështirë për t’u plotësuar. Lojtari vlen në treg rreth 60 milionë euro në marrëveshjen deri në Qershorin e vitit 2026, si dhe një pagë javore prej 200 mijë paund.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share