SHKUPI DUHET TË SQAROHET – VEPRIMI DO TË REFLEKTOHET NË NEGOCIATAT ME BE-në
Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, gjatë një prononcimi për Televizionin Publik të Bullgarisë – BTV, ka deklaruar se me vendimin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE, për t`i pamundësuar hyrjen në Maqedoninë e Veriut, është tejkaluar “linja e kuqe”, që sipas tij, ka shkaktuar reagime serioze nga institucionet e Brukselit, njofton KlanM.
“Ky hap paraqet gabim të madh të autoriteteve të Shkupit, të Presidentit Pendarovski dhe Kryeministrit Kovaçevski, të cilët publikisht janë nismëtarë të “listave të zeza”. Dua t`i dëgjoj sqarimet e tyre zyrtare. Në Parlamentin Evropian ndryshuan raportet, secili deputet mendon se duhet lirisht të udhëtojë” – tha Andrej Kovaçev – eurodeputet bullgar.
Eurodeputeti bullgar Kovaçev, sic percjell KlanM, vlerëson se ky veprim i autoriteteve të Shkupit do të reflektohet në negociatat e vendit me BE-në, por sic tha, para se të flitet për veto të re jo vetëm nga Bullgaria por dhe nga BE-ja, fillimisht duhet të dëgjohet sqarimi i Shkupit.
“Disa ditë para se të shkoj, pata një bisedë me Ministrin e Jashtëm të RMV-së. Pata një bisedë shumë miqësore. Desha të marr pjesë në një ngjarje të historisë së përbashkët në afërsi të Novo Sellës tek varrezat ushtarake bullgare” – tha Andrej Kovaçev – eurodeputet bullgar.
MPB-ja, sic njofton KlanM, gjatë fundjavës konfirmoi se më 6 Maj rreth orës 11:00 në vendkalimin kufitar Novo Sellë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në RMV, konform ligjit për të huaj, nuk u lejua hyrja e pesë shtetasve të Bullgarisë.
Sipas policisë, qytetarët që cënojnë rendin dhe sigurinë publike dhe ofendojnë qytetarët dhe vendin, nuk do t`u lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/