Matura Shtetërore në pikëpyetje – vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve!

Matura shtetërore për rreth 16.000 maturantë mbetet e pasigurtë. Të punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve, javën e tretë janë në grevë dhe kërkojnë rritje të pagave, njofton KlanM.

Sot kërkuan edhe anulimin e maturës shtetërore për shkak se nuk kanë kohë për t`u përgatitur.

“Nuk mund të punojmë me orar të dyfishtë, vitet e kaluara e kemi bërë nga entuziazmi, porn ë këtë momenti se kemi këtë. Nëse shteti vlerëson se nuk jemi të rëndësishëm, përse ne të sakrifikojmë dhe të punojmë nga 20 orë” – thonë nga Organizata Sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Nga Sindikata vijnë akuza se në vend për punonjësit e tyre, paratë kanë shkuar për pagat e funksionarëve.

Negociatat e deritashme, siç njofton KlanM, kanë rezultuar të pasuksesshme, kurse ende nuk ka një përgjigje nga Ministria për Financa.

Greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve, siç njofton KlanM, filloi më 24 Prill dhe po zgjat tashmë tri javë, për shkak se 11 nga gjithsejt 29 të punësuar marrin paga minimale prej 20.000 denarëve./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share