Në dy ndeshjet e gjysmëfinales së paly off-it në kampionatin amerikan të basketbollit që u zhvilluan sot në të dyja konferencat fituese dolën ekipet Philadelphia dhe Phoenix duke barazuar rezultatin në serine e ndeshjeve të fituara
Philadelphia shënoi fitore ndaj ekipit Boston me rezultatin e ngushtë 116-115 duke barazuar në 2-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, në një ndeshje që u vendos pas kohës shtesë.
sProtagonisti kryesor për fitoren e Philadelphia Sërish është James Harden i cili realizoi 42 pikë, mbështetur edhe nga Joel Embiid i cili realizoi 34 pikë e 13 kërcime.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke e mundur i Denver -in me rezultat 129-124, me çka barazoi serin e fitoreve të gjysmëfinales në 2-2 . Më efikas te ekipi Phoenix ishin Kevin Durant e Devin Booker realizuan nga 36 pikë , ndërsa te Denver Nikola Jokiq realizoi 53 pikë e 11 asist.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, 115-116 (2-2)
New York – Miami, (1-2)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, 124-129 (2-2)
Golden State – Lakers, (1-2)