Regjim i posaçëm i komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë

Sot (08.05.2023) do të fillojnë aktivitetet ndërtimore “vendosja e rrethojës mbrojtëse” në autostradën A2, pjesa Shkup – Tetovë, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje theksojnë se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në këtë pjesë të autostradës do të ketë edhe regjim të përkohshëm të qarkullimit.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Nga atje shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitetit mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share