Ukraina thotë se s’ka shenja të tërheqjes së Wagner-it nga Bakhmuti

Ushtria ukrainase ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të forcës mercenare të Rusisë, Wagner, se ai do të tërheqë luftëtarët e tij nga beteja për qytetin ukrainas të Bakhmut, duke thënë se mercenarët po mbaheshin të fortë dhe po merrnin përforcime.

Ushtria e Ukrainës tha të premten se luftëtarët e Wagner po përforconin pozicionet në Bakhmut me synimin e mundshëm për të kapur qytetin, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Tani po i shohim ata duke tërhequr (luftëtarë) nga e gjithë linja sulmuese ku ishin luftëtarët Wagner, ata po i tërheqin (ata) në drejtim të Bakhmutit”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar në televizionin ukrainas.

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i forcës mercenare të grupit Wagner të Rusisë, dje pati deklaruar se forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, të cilin ata janë përpjekur ta marrin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të tërhiqen më 10 maj – duke i dhënë fund përfshirjes së tyre në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës – për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share