E diela sjell përballjet interesante Struga TL – Sileksi dhe Shkupi – Shkëndija
“Të dielën në kuadër të 31-të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor, do të zhvillohet superderbi ndërmjet ekipit të Shkupit dhe klubit të futbollit Shkëndija. Këtë ndeshje pritet që ta përkrahin një numër i madh i tifozëve si nga Shkupi ashtu edhe nga Tetova” – Shaban Sinani, gazetar.
Klan Maqedoni në prag të këtij super derbi mori pronocimin e dy futbollistëve titullar Xhelil Abdullait të FC Shkupi dhe Ardian Cuculit të Shkëndijës të cilët premtojnë ndeshje të mirë.
“Presim një festë futbolli dhe shpresoj të jetë një futboll ku do jetë fer ndaj publikut në gjithçka dhe në fushë, po besoj se do të jetë një lojë interesante, ku e kemi isguruar edhe Evropën, siç e dimë edhe ne edhe Shkëndija”, thotë Xhelil Abdullai nga FC Shkupi.
“Arrijmë drejtë fundit të kampionatit dhe për arsye të gjendjes në tabelë dy ekipet e kanë shumë të rëndësishme fitoren. Kështu që do të jetë një futboll I bukur, futboll i mirë për të shikuar dhe në fund letë të fiton më miri. Shpresoj se do të jemi ne”, tha Ardian Cuculi nga Shkëndija.
Për tifozët që do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit dy futbollistët me porosi.
“Mos të ketë incidente dhe besoj se do të jetë një ditë, ku edhe tifozët të jenë të kënaqur,poashtu edhe lojtarët në fushë dhe besoj se do të mbeten të kënaqur edhe tifozët edhe lojtarët”, tha Abdullai.
“Le të jetë një festë e madhe dhe një ditë feste në Shkup dhe në fund normalisht dhe fituesit ti jepet dora dhe të vazhdojmë tutje ashtu siç u ka hije dy klubeve të mëdha”, u shpreh Cuculi.
Në stadiumin buzë liqenit në Strugë, lideri në renditjen e tabelës me fitore kundër Sileksit do të ishte shumë pranë titullit kampion, andaj kësaj radhe çdo gjë varet nga vetë ekipi vendas. Kët për Klan Maqedoni e deklaroi kapiteni Bunjamin Shabani.
“Na pret një ndeshje e vështirë me Sileksin. E dim që Sileksi është një ekip e papërshtatshme , jemi të përgatitur maksimalisht, jo vetëm kundër Sileksit por edhe për tre ndeshjet që na kanë mbetur peer ne janë tre finale. Shpresojmë që të gjithë të bëjmë maksimumin ti marrim tri pike dhe në fundë të marrim titullin e kampionit”, deklaroi Bunjamin Shabani, kapiten i FC Struga Trim Lum.
Në ndeshjet tjera të javës së 31-të, takohen: Makedonija Gj.P – Pobeda, Akademia Pandev – Tikveshi dhe Rabotniçki – Bregallnica. Skopje është e lirë. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00./KlanMacedonia