“REFUZIMI DO TË THOTË SE MARRËVESHJA PËR KORRIDORET ËSHTË E DËMSHME”
VMRO-DPMNE-ja i ka dërguar një ftesë publike Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, siç thonë, për të pranuar ofertën për një duel televiziv me liderin e kësaj partie, Hristijan Mickoskin, kushtuar Marrëveshjes për Korridoret, njofton KlanM.
“Ftesë publike për përballje televizive që qytetarët maqedonas t`i shohin faktet për marrëveshjen për pjesë të Korridorit 8 dhe 10D, të shohin qytetarët ku harxhohen paratë e tyre. Nëse Kovaçevskit I mbërrijnë lëvdata për këtë marrëveshje, nuk ka nevojë që t`I ik debatit. Refuzimi do të thotë se pranon se Marrëveshja është e dëmshme”, tha Naum Stoilkovski.
VMRO-DPMNE, siç njofton KlanM, vazhdimisht është duke akuzuar se marrëveshja me kompaninë “Behtel dhe Enka” është e dëmshme për vendin dhe se Qeveria do të pagujaë penalitete prej 300 milionë eurove, nëse në Kuvend nuk miratohet pakoja e ligjeve që lidhen me ndërtimin e Korridoreve. Opozita, siç përcjell KlanM, akuzon se ndryshimet e ligjeve miratohen në mënyrë të kontrabanduar, pa konsultim të gjerë, që sipas tyre, hedh dyshime në gjithë projektin./KlanMacedonia/