“Më la pa fjalë…” – Arlinda Baftiu rrëfen rastin emocional të nënës që kishte humbur djalin 14 vjeçar

Gazetarja Arlinda Baftiu në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain ka rrëfyer raste që në përvojën e saj si gazetare dhe drejtuese emisioni i kanë lënë shumë mbresa.

“Kam pasur rastin e një nëne në emision, e cila kishte humbur djalin e saj 14 vjeçar si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe kishte vendosur që ndihmën e munguar djalit të saj, ajo tja japë të gjithë rinjve dhe prindërve që e kanë një sfidë të tillë. Ajo ishte me profesion psikologe dhe kishte hapur një qendër këshillimi për të rinj dhe familjet që kanë pjesëtarë të familjes që kanë varësi nga lëndët narkotike dhe kjo është diçka shumë e shenjtë. Momente të tilla, kauza të tilla, njerëz të tillë që bëjnë diçka kaq fisnike, pa dyshim që të ngecin për një moment dhe të inspirojnë”, rrëfeu për 99 Minuta, Arlinda Baftiu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share