MINISTRIA E DREJTËSISË NUK KA MARRË PËRGJIGJE PËR SHKRESËN ME SHKRIM TË KËSHILLIT GJYQËSOR
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, është shprehur I befasuar nga deklarata e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski dhe nuk ka pritur që një përfaqësues i lartë i drejtësisë, i cili duhet ta njohë Kushtetutën dhe ligjet, sic thotë, të deklarojë publikisht se ministri i drejtësisë nuk ka të drejtë ta kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor, njofton KlanM.
Ministri Lloga përmes një përgënjeshtrimi sqaron se sipas Kushtetutës, Ministri i Drejtësisë është anëtar i Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare. Këshilli Gjyqësor e fton rregullisht ministrin të marrë pjesë në seancat dhe dërgon raporte për punën e tij.
”Procesverbali shqyrtohet dhe miratohet në seancën e Këshillit dhe pas vërejtjeve të mundshme, Këshilli nxjerr përfundimin që është pjesë përbërëse e procesverbalit të cilit i referohet vërejtja. Procesverbali i miratuar i mbledhjes së Këshillit nënshkruhet nga kryetari i Këshillit dhe sekretari i përgjithshëm, përkatësisht personi që ka mbajtur procesverbalin. Këshilli Gjyqësor është i detyruar që një kopje të procesverbalit t’ua dorëzojë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në mënyrë elektronike. Ministri i Drejtësisë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka të drejtë të reagojë dhe të kërkojë përmbushjen e detyrimit për dërgimin e procesverbalit të seancës së Këshillit Gjyqësor” – tha Krenar Lloga.
Ministri Lloga, sic percjell KlanM, njofton se deri në këtë moment Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë ende përgjigje për shkresën me shkrim të Këshillit Gjyqësor, e cila kërkonte që procesverbali i seancës së 438-të dhe rendi i ditës i miratuar të dërgohej për shqyrtim.
Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër po e ndjekim me vëmendje situatën në drejtësi – thotë Lloga dhe pret që situata në Këshillin Gjyqësor të tejkalohet sa më shpejtë dhe ky të përfaqësojë një organ i cili do të mbrojë dhe jo të dëmtojë reputacionin e gjyqësorit. /KlanMacedonia/