Rihanna u shfaq në Met Gala me një fustan të bardhë Valentino dhe barku i saj i rrumbullakosur ‘rrëmbeu’ vemendjen e të gjithëve.
Pyetjet rreth shtatzënisë së dytë nuk kishin si të mungonin nga gazetarët dhe Rihanna duket se shtatzëninë e dytë po e përjeton shumë më vështirë se ajo e para.
Ndërsa qëndronte jashtë Muzeut Metropolitan të Artit, ajo u pyet se si po shkon shtatzënia e saj e dytë, shkruajnë mediat e huaja.
“Ndihem mirë, kam energji por definitivisht nuk kam mall. Gjithçka është shumë e ndryshme në krahasim me shtatzëninë e parë. Kam shumë të vjella por përsëri po e shijoj”, tha ajo.
Rihanna gjithashtu zbuloi se ishte ndjerë e lodhur gjatë gjithë shtatzënisë së saj të parë dhe kërkonte shumë ëmbëlsira. Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me djalin e saj.
“Jam e dashuruar, jam e fiksuar. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”, u shpreh Rihanna.