Futboll i femrave: RMV-ja në grup me Kosovën dhe Bullgarinë në Ligën e Kombeve

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave. Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficientëve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Maqedonia  e Veriut bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Kopsova dhe Bullgaria.

Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Maqedonia e Veriut,Kosova  dhe Bullgaria është me tri skuadra.

C1: Maltë, Moldavi, Letoni, Andorra;

C2: Turqi, Luksemburg, Lituani, Gjeorgji;

C3: Azerbajxhani, Mali i Zi, Qipro, Ishujt Faroe;

C4: Izraeli, Estonia, Kazakistani, Armenia;

C5: Maqedonia e Veriut, Kosova Bullgaria

Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet e Ligës C do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të treta në grupet e Ligës B. Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5

Nga ana  tjetër kombëtarja  e Shqipërisë në  futbollin e femrave është në Liga B, Grupi B1, së bashku me : Irlandën, Irlandën e Veriut, dhe Hungarinë

Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share