SINDIKATAT TË FRUSTRUAR NGA RRITJA E PAGAVE TË FUNSKIONARËVE
Me kërkesa të njëta dy sindikatat më të mëdha në vend marshuan ndaras në Ditën Ndërkombëtare të Punës, njofton KlanM.
Para qeverisë në mënyrë simbolike fillimisht Konfederata e Sindikatave të Lira ndezi zgarë.
Të frustruar nga rritja e pagave të funskionarëve për 78%, sic njofton KlanM, kërkuan rritjen dinjitoze të pagave edhe për punëtorët
“Ka pesë vite që kemi të njëjtat kërkesa. Kërkojmë respektim të ligjeve, kërkojmë rritje të pagave në përputhje me ligjin e pagës minimale, kërkojmë K-15 në përputhje me standardet, kërkojmë zbatimin e kontratave kolektive. Punëtorët janë të frustruar me funksionarët të cilët rritën rrogat për 78%, ndërsa rrogën minimale e rritën për 2000 denarë” – tha Zoran Antovski, KSL.
Ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me slloganin “Punëtorët janë shteti” kërkoi rritje të pagave për punëtorët, respektimit të orarit të punës dhe marrëveshjeve kolektive, njofton KlanM.
Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët” – deklaroi Darko Dimovski, LSM.
Sipas sindikatave, pas 150 viteve, “beteja” për të drejtat e punëtorëve rikthehet nga fillimi, duke kërkuar kufizimin e orarit të punës javor në 40 orë.
Sindikatat, sic njofton KlanM, thanë se nuk do të lejojnë që punëtori nga Maqedonia e Veriut të kthehet në shekullin 19 me 60 orë pune gjatë javës.
Paralajmëruan “Pranverën Sindikale” me protesta të rregullta nëse ndryshimet ligjore kalojnë në Kuvend. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi