Jep dorëheqje nga posti drejtor i NP Parqe dhe Gjelbrime, Zuhejr Rexhepi

Drejtori i NP Parqe dhe Gjelbrime, Zuhejr Rexhepi i cili ishte zgjedhur para pak kohësh në këtë post, ai sot përmes rrjetit social facebook njofton se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti drejtor i NP Parqe dhe Gjelbrime Shkup, sipas tij për arsye shëndetësore, përcjellë Klan M.

Ja postimi i plotë:

”Për shkaqe shëndetësore sot parashtrova dorëheqje nga funkcioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime. E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësinë e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion. Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme” – shkruan Rexhepi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share