Shpërthim i një depozite karburanti në bazën ushtarake ruse në Sevastopol. Ishte ushtria ukrainase që e sulmoi bazën ushtarake në Krimenë e pushtuar me dron.
“Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga goditja me dron”, konfirmoi guvernatori rajonal Mikhail Razvozhaev.
Sulmi ukrainas në Krime ndodh një ditë pas pasi ushtria ruse bombardoi një bllok apartamentesh në qytetin Uman. Këtu njerëzit janë mbledhur për të nderuar viktimat e sulmit.
Gjashtë fëmijë janë mes 23 të vrarë. 9-vjeçari Yaroslav Hanson vendosi lule pranë portretit të shoqes së klasës Alina. Babai i dy fëmijëve të vrarë në sulm shihet duke qarë pranë bllokut të apartamenteve të shkatërruar. “Njerëzit po vdesin kudo. Djem, fëmijë… Zot, kur do të përfundojë?”
Ukraina është drejt fundit të përgatitjeve për kundërofensivën e lajmëruar prej kohësh. Këtu forcat ukrainase pranë Bakhmutit përgatitën për të shkuar në mision ndërsa shpresojnë se kushtet e motit do të përmirësoheshin.
“Kemi nevojë për mot të nxehtë, sa më të nxehtë për ta tharë këtë moçal. Tani thjesht është e pamundur, edhe automjetet e përparuar po ngecin.”
Autoritetet polake sekuestruan të shtunën ndërtesën e një shkolle të mesme pranë ambasadës së Rusisë në Varshavë, që përdorej për fëmijët e diplomatëve. Ky veprim u quajt i paligjshëm nga përfaqësuesit e Rusisë në Poloni, që u zotuan për një kundërpërgjigje të ashpër.
Përplasja për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 70’, e quajtur “foleja e spiunëve” nga qytetarët e Varshavës, vazhdon prej një viti. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina, tha se ndërtesa i përket bashkisë së Varshavës. Polonia thotë se ka pabarazi të madhe në numrin e ndërtesave diplomatike që shtetet kanë te njëra-tjetra.
Klan News