NBA: Lakers siguron gjysmëfinalen, Warriors apo Sacramento do të vendos ndeshja e shtatë

Skuadra e Los Angeles Lakers me fitoren në ndeshjen e gjashtë të çerekfinales së play off-it ndaj Memphis me rezultatin 125-85 siguruan kualifikim në gjysmëfinale. Lakers ka katër fitore dhe dy humbje në ndeshjet mes veti.

Lojtari më efikas ishte Russell me 31 pikë, mbështetur nga LeBron James që realizoi 22 pikë e Davis me 16 pikë e 14 kërcime. Lakers në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Golden State-Sacramento.

Sacramento në takimin e sotëm shënoi fitore ndaj ekipit Golden State Warriors me rezultatin e thellë 118-99, duke e barazuar serinë e ndeshjeve të fituara në 3:3. Më efikas te skuadra fituese ishin Monk me 28 pikë e Fox me 26, ndërsa Curry ishte më dalluari te Warriors me 29 pikë. Në ndeshjen e shtatë do të mësohet ekipi gjysmëfinalist që do të përballet me ekipin Lakers.

Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia

Nju Jork – Miami

Konf.Perëndim, Play off-Çerekfinale

Sacramento – Golden State, 118-99 (3-3)

Memphis – Lakers, 85-125 (2-4)

Phoenix – Clippers, (4-1)

Denver – Minnesota, (4-1)

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share