Meloni dhe Sunak nënshkruajnë memorandume për emigrantët

TE DY LIDERET U ZOTUAN QE TE LUFTOJNE KUNDER KONTRABANDISTEVE

Kryeministri britanik Rishi Sunak priti në një takim lideren e Italisë Giorgia Meloni teksa të dy nënshkruan një sërë memorandumesh në disa fusha. Të dy u zotuan që të luftojnë kundër kontrabandistëve dhe emigracionit të paligjshëm i cili është rritur me ritme të frikshme në dyja vendet gjatë viteve të fundit.

Emigracioni i paligjshëm ishte tema kryesore që u diskutua midis kryeministrit britanike Rishi Sunak dhe asaj të italisë Giorgia Meloni e cila ndodhet në Londër për një vizite e dy ditore.

Meloni nënvizoi se “absolutisht pajtohet” me punën që po bënte Sunak për të kundërshtuar luftën kundër trafikantëve dhe emigracionit klandestin. “Lufta kundër kontrabandistëve dhe emigracionit të paligjshëm është diçka që dy qeveritë po e bëjnë shumë mirë. Unë po ndjek punën tuaj dhe jam absolutisht dakord me punën tuaj”,  u shpreh Meloni.

Edhe në Londër vizita e saj është pritur me protesta, teksa një grup aktivistësh për refugjatët kundërshtojnë planet e dy liderëve për të dëbuar emigrantët.

Jashtë Doëning Street , kryeministrja italiane u përball me një grup protestuesish që mbanin pankarta ku lexonin “Jo racizmit” , “Refugjatët e mirëpritur” dhe “Jo Melonit fashiste”.

Mbi 31,300 migrantë kanë zbarkuar në Itali deri më tani, tregojnë të dhënat e ministrisë së brendshme, krahasuar me rreth 67,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht në Itali ende mbetet në fuqi një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të ardhjeve të shumta të emigrantëve të paligjshëm të cilët zbarkojnë në portet italiane për një jetë më të mirë.

Për t’i bërë ballë rritjeve të kalimeve të paligjshme Franca ka bërë të ditur se do të mobilizojë 150 policë dhe xhandarë shtesë për t’u përballur me presionin e shtuar migrator në kufirin italian. Duke qëndruar në të njëjtën linjë me Melonin edhe kryeministri britanik ripërsëriti edhe njëhërë thirrjen për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm dhe dërgimin e tyre drejt Ruandës që sipas ekspertëve ligjore është konsideruar një vend i pasigurtë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share