142 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 142 drejtues mjetesh. Prej tyre, tetë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 79 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 63 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share