Veteranët miqësore me ekipin U-17
Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka vijuar me seancat stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit, teksa FSHF synon të ketë një skuadër të gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe turne ndërkombëtare.
Në seancën e radhës kanë marrë pjesë shumë emra të njohur që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi, ndërkohë që është organizuar edhe një ndeshje kontrolli ndaj skuadrës Etien Academy U-17. Pjesëtarë të skuadrës kanë treguar emocionet e këtij grumbullimin.
Skuadra do të stërvitet rregullisht, duke u kompletuar edhe me lojtarë të tjerë të cilët mund të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në ndeshjet që do të organizohen mes veteranësh.
Klan News