Me katër golat e realizuar, Casellanos bëhet lojtari i pestë në histori që ka ndëshkuar “Los Blancos”
Mbrëmje historike për Gironan dhe për Valentin Castellanos në La Liga. Sulmuesi 24-vjeçar realizoi 4 gola kundër Real Madridit, duke i dhënë ekipit një fitore të paharrueshme me rezultatin 4-2. Argjentinasi ka hyrë në histori me pokerin e shënuar ndaj “Los Blanklos”. Lojtari shënoi gol në minutat e 12’, 24’, 46’ dhe 62.
Por janë vetëm pesë futbollistë që kanë arritur ta bëjën diçka të tillë ndaj Realit. I fundit ishte Kastejano, ndërsa i pari ka qenë lojtari i Barcelonës Marti Ventolra në vitin 1935. Hera e fundit që galaktikët ishin ndëshkuar nga një futbollist me poker, ishte në vitin 1947 me autor Esteban Echevaria.
76 vite më pas, “Galaktikët” përjetuan këtë ndjesi të hidhur.
Klan News