Vjosa Osmani: Jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shumë bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend të tyre

Në pres konferencën e përbashkët me presidentin Pendarovski, Vjosa Osmani tha se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

”President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shumë bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend të tyre, përveç kontributit thelbësorë të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë forcë e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike të RMV-së. Është me rendësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetarë të barabartë e kontribuues kyç në avancimin e RMV-së”, tha Osmani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share