Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi.
Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.
Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofroi vetëm dy milionë.
La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.