Nga tetori mbi 720 objekte kanë qenë target i kërcënimeve kibernetike

BUBEVSKI: DUHET QASJE MË MODERNE NË LUFTIMIN E KËTYRE  KËRCËNIMEVE

Mbi 720 objekte kanë qenë target i kërcënimeve kibernetike që nga muaji tetor, përmes paraqitjeve të rrejshme për vendosje të bombave, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë sesionit të 11-të grupit punues për drejtësi, liri dhe siguri me temë, “Përforcimi i rezistencës dhe përmirësimi i kapaciteteve për përgjigje të kërcënimeve”, të organizuar nga Lëvizja Evropiane. Siç informoi Spasovski, në periudhë prej tre muaj prej në tetor deri në dhjetor të vitit 2022 janë evidentuar gjithsej 380 paraqitje për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ndërsa nga muaji janar deri më 2 mars të këtij viti, ka pasur 584 paraqitje për vendosje të bombave. Paraqitjet kanë qenë kryesisht në shkolla në shkolla fillore dhe të mesme, por edhe në institucionet e tjera, ndërsa qëllimi i tyre sipas ministrit ka qenë që të shpërndahet panik dhe pasiguri te qytetarët. Spasovski informoi se, momentalisht punohet në ekspertizën e materiale, në konstatimin e dëshmive, që të mund të dorëzohen kallëzimet penale.

“Ajo varet nga përfundimi i ekspertizës. Zbulimi i asnjë vepre penale nuk mund të përcaktohet me kornizë kohore. Nga ekspertiza do ta dimë saktë se për cilat sulme, në cilën periudhë kohore dhe ndaj cilave institucione janë drejtuar ato. Megjithatë një pjesë e mirë nga ato sulme, kryesisht mendoj se sulmet që janë bërë në janar këtë vit, do të zbardhen, por të presim nuk e dimë saktë se sa përqind” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve.

“Fillimisht duhet të vijmë deri te burimi të shohim se nga kush dhe si vijnë këto kërcënime, t’i qartësojmë motivet e tyre dhe qëllimet që duan t’i arrijnë. Për këtë gjë na duhet një dinamikë dhe mjete. Qasjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve gjatë gjithë kohës ta përmisojmë dhe modernizojmë. Kjo është rëndë të arrihet dhe kjo kërkon resurse të mëdha financiare, por kjo është mënyra e vetme që t’i mbrojmë qytetarët nga këto sulme hibride” – tha Garvril Bubevski, shef i prokurorisë Publike.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual. Duke folur për sulmin e fundit kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor, ajo tha se rëndësia e sistemeve shëndetësore elektronike i vë ato në infrastrukturë të rrezikshme të informacionit dhe për këtë, i mbrojtja e tyre nevojitet të jetë në nivel më të lartë të mundshëm, ndërsa nevojiten edhe mekanizma për ballafaqim me krizat që mund të dalin nga sulmet hibride. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share