Ditën dhe natën e kaluar janë prodhuar 10 mijë 732 Megavat orë energji elektrike, përcjell KlanM.
“SHA EMV më 21.04.2023 ka prodhuar 10,732 MWh energji elektrike, e cila është e dedikuar për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkollat dhe subjektet tjera vitale shtetërore”, njoftojnë nga qeveria.
Në termocentrale, sipas qeverisë, janë prodhuar 7,515 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës në Bogdanc janë prodhuar 3,217 MWh.
Në 24 orët e kaluara përmes EMV Shitje janë blerë 2400 MWh energji elektrike./KlanMacedonia