MPJ: OSMANI S`KA FTESË PËR SEANCË GYQËSORE – AKUZA E PABAZË
Në Gjykatën Temelore – Shkup, është mbajtur seanca përgatitore pas padisë së Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut, të cilët e akuzojnë Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, për ofendime dhe shpifje, njofton KlanM.
Padia, siç thuhet, ka të bëjë për deklaratën e Tetorit të vitit të kaluar për Televizionin bullgar BTV, ku Osmani ka deklaruar se duhet të shihet se kush qëndron pas hapjes së klubit maqedonas në Blagoevgrad duke përmendur këtë Lëvizje si një nga financuesit e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” në Blagoevgrad të Bullgarisë.
Ministria e Punëve të Jashtme, sic percjell KlanM, ka deklaruar se Ministri Osmani nuk do të paraqitet në këtë seancë për shkak se, sipas tij, padia është e pabazë. MPJ thotë se Osmani nuk ka marrë as ftesë për këtë seancë përgatitore ku marrin pjesë vetëm avokatët.
Pritet që në seancën e radhës të caktuar për më 29 Maj të ftohet Ministri Osmani për t`u marrë në pyetje për rastin.