Napoli-Milan, akti i fundit

“Të kaltrit” përballen me “djallin” në stadiumin “Maradona”,  janë 1 gol disavantazh

Napoli do të presë Milanin në sfidën e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Trajneri i Milanit Stefano Pioli foli në koferencën për shtyp për sfidën e tetë me të dyja ekipeve për muajin Prill.

“Jemi shumë të përqëndruar, shumë të motivuar dhe shumë të vendosur. E dimë që do të ketë një ambient krejtësisht të ndryshëm krahasuar me herën e fundit në Napoli, por kjo na jep motivim dhe ngarkesë shtesë. Sigurisht që është e çuditshme të luash tre ndeshje në pak ditë kundër të njëjtit kundërshtar, por do të jetë një përballje emocionuese siç mund të jetë një çerekfinale e Ligës së Kampionëve, sepse të jep mundësinë të bëhesh një nga 4 ekipet më të mira në Europë”.

Ndërsa trajneri i Napolit Luçiano Spaleti është i kënaqur me faktin që sulmuesi Viktor Osimhen është rekuperuar.

Tekniku shtoi se që të arrihet suksesi duhet lojë skuadre, ndërkohë që është menduar edhe hipoteza e gjuajtjes së penalltive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share