Marrëveshja e Detit të Zi për grurin rrezikon ‘të shuhet’

Një nismë e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon eksportin e sigurt të drithit të Ukrainës në Detin e Zi është në rrezik të një “shuarje”, ka thënë Kievi.

Portet ukrainase të Detit të Zi u bllokuan pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, por qasja në tre prej tyre u lirua korrikun e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit që u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia.

Marrëveshja, e cila synonte të ndihmonte në lehtësimin e një krize globale ushqimore, u zgjat muajin e kaluar, por Ukraina ka thënë se numri i anijeve të mallrave, të cilat kalojnë përmes Bosforit që transportojnë produkte bujqësore ukrainase është jashtëzakonisht i ulët.

“Për herë të dytë në nëntë muaj të funksionimit të nismës së grurit, një plan inspektimi (për anijet pjesëmarrëse) nuk është hartuar dhe asnjë anije e vetme nuk është inspektuar”, tha Ministria e Restaurimit e Ukrainës.

“Iniciativa e grurit nën kërcënimin e mbylljes”, shtoi kjo ministri, shkruan Skynews.

Duke theksuar pengesën në Bosfor, Bridget Brink, ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë, tha se mbi 50 anije po prisnin miratimin për të shkuar në portet e Ukrainës për të ngarkuar grurë.

Rusia nuk iu përgjigj komenteve të Brink apo ministrisë, por Kremlini ka thënë se perspektivat për një rinovim të marrëveshjes së grurit “nuk janë aq të ndritshme”.

Moska thotë se një marrëveshje e veçantë, sipas së cilës OKB-ja ra dakord të ndihmojë Rusinë me eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, nuk po funksionon./EO/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share