Toni Kroos ka vendosur të mos pensionohet dhe ta zgjat kontratën me Real Madridin edhe për një vit tjetër.
Kështu ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Gjermani asnjëherë nuk ka negociuar me ndonjë klub tjetër. Vendimi i tij ishte në mes qëndrimit në Real Madrid dhe pensionimit.
Bordi i klubit madrilien e ka përgatitur kontratën në mënyrë që Kroos ta nënshkruante, kur të vendoste për të ardhmen e tij.
Siç shton gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjithashtu edhe Luka Modriq ka vendosur që të vazhdoj në “Santiago Bernabeu”. /Klankosova.tv.